Magazinier
Kompania Job In Albania në emër të një kompanie Italiane kërkon të punësojë Magazinier.
Është përgjegjës për vendosjen, sistemimin dhe administrimin e të gjitha materialeve që ndodhen në magazinë;
Bën inventarizimin e materialeve, dokumenton cdo lëvizje në magazinë (hyrje/dalje);
Është përgjegjës për ruajtjen e vlerave materiale sipas kushteve teknike që kërkon cdo kategori e tyre;
Njeh shumë mire vendodhjen e produkteve në magazinë dhe sasinë e mallrave të mbetura stok.
Mban procesverbale për cdo incident, thyerje, dëmtim apo shpërdorim.
Plotëson ditarin e magazinës për cdo lëvizje në magazinë, hyrje/dalje dokumentat dhe kartelat përkatëse.
Të bëjë sistematikisht inventaret për të gjitha sektorët e magazines.
Të kujdeset për mirëmbajtjen e magazines.
I aftë për të marrë përgjegjësi;
Të ketë aftësi të mira komunikimi.
Të ketë aftësi të mira drejtimi dhe organizimi.
Të ketë njohuri të mira të paketës bazë të MS Office.
Saktësi dhe produktivitet, aftësi për të përmbushur afatet.
Të kenë njohuri të gjuhës Italiane.
Të kenë frymë pozitive në punë në çdo kohë.
Etikë profesionale dhe aftësi për të punuar në grup.
Ofrohen kushte shumë të mira pune dhe pagë evropiane në përputhje me ligjin dhe e përshtatshme për rolin dhe përvojën
Ofrohen mundësi rritjeje profesionale dhe promovimi brenda kompanisë.
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV në adresën e postës elektronike
selezione@jobinalbania.com
#litalia #magazziniere #linguaitaliana #magazinier # meccanico #punoneitali #lavorainitalia # #akomodim #kontratepune #aplikonitani #selezione@jobinalbania.com
Lascia un Commento
Vuoi partecipare alla discussione?Fornisci il tuo contributo!